Futboll

PSG do Kloppin. A do të mund ta arrijë?!

Klopp ka rënë në radarin e PSG-së. Paris Saint Germaini është duke kërkuar zëvendësues për Unai Emery, që do t’i thotë lamtumirë klubit francez në fund të sezonit aktual.

Sipas “Le Parisien” Jurgen Klopp i Liverpoolit është i fundit që i është shtuar listës së PSG-së për stolin për sezonin e ardhshëm.

Gjermani i bashkohet kështu Luis Enriques, Carlo Ancelottit dhe Antonio Contes – njëri nga ta pritet të ulet në stolin e PSG-së në vend të Unai Emery.

Por, vështirë se Klopp mund të largohet nga Anfield, me të cilën skuadër ka kontratë deri më 2022 dhe ka gjetur gjuhë të përbashkët. /Gazeta Express/

Related posts

Mourinho bën gati 70 milionë euro për qendërmbrojtësin e Anglisë…

Isa.Autor

Shaqiri po e shijon sezonin më të mirë në karrierë (STATISTIKAT)

Q.Autor

VIDEO/ PSG 4-2 Strasbourg. Strasbourg shënon, por parisienët kanë Edison Cavani

Q.Autor

Leave a Comment