Futboll

Misteri Buffon dhe një pozicion i ri për gardianin

Në ditët e fundit ka një mister të madh lidhur me të ardhmen e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon. Gardiani 40-vjeçar shpesh herë ka deklaruar se ka ardhur koha që të tërhiqet nga futbolli i luajtur për t’i lënë vendin të rinjve edhe pse drejtuesit në klubi i kanë kërkuar që të vazhdojë.

Por, sipas “Gazzetta dello Sport”, ekziston një mundësi që Buffon të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit aktiv edhe për sezonin e ardhshëm. Në rast se “Zonja e Vjetër” arrin të fitojë Champions-in, atëherë “gardiani” mund të sfidojë edhe për një vit moshën dhe të jetë sërish në fushë.

Por, në rast të kundërt, gazeta italiane zbulon se për Buffon drejtuesit e Federatës italiane të futbollit kanë bërë gati një pozicion drejtuesi në Kombëtare, por pa e specifikuar se çfarë detyre do të ketë konkretisht.

Related posts

TRANJERI I BARÇËS I PËRGJIGJET SHEFIT TË PGS-SË/ Koeman: Do t’i thosha po transferimit të Neymarit apo Mbappes

Delo.autor

VIDEO/ Espanjol-Real Madrid, plasin polemikat. Shihni golin e anuluar dhe gjykojeni vetë

Q.Autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Drejtori sportiv i Wolfsburg sulmon UEFA-n: Na dërgoi në zonë me rrezik të lartë

Delo.autor

Leave a Comment