Futboll

Mourinho u përgjigjët kritikëve: Njerëzit me tru e kuptojnë që…

Pas këtij rezultati dështues, trajneri i Manchester United u kritikua për mungesën e ambicies së tij dhe mënyren e lojës në “Old Trafford”, duke pasur parasysh se ka harxhuar 300 milionë paund për sulmin, me lojtarë si Romelu Lukaku.

“Njerëzit me tru dhe me logjikë e kuptojnë që jemi në një periudhë tranzicioni. Unë nuk e kuptoj përse kritikojnë, e kuptoj zhgënjimin, trishtimin pasi u eliminuam nga Liga e Kampionëve, por nuk kuptoj asgjë më shumë se kaq. Në historinë e futbollit, kudo në botë, jo vetëm në Angli, ka ekipe të mëdha me momente tranzicioni, ka ekipe që fitojnë vazhdimisht, këto janë faza që i ndodhin kujtdo. Unë mendoj që në këtë moment kemi një klub në Premier League si Manchester City, që është përgatitur më mirë se sa ne vitet e fundit, por ama ai është i vetmi para nesh dhe kemi 18 ekipe të tjera pas nesh. Një para dhe 18 pas”- ka thënë “Special One”.

Ndër të tjera ai ka theksuar që objektivi i skuadrës për sezonin e ardhshëm vazhdon të mbetet titulli kampion dhe finalja e Champions League.

“Sigurisht, në të ardhmen ne duam që të kemi 19 klube pas nesh, por për momentin ky është realiteti. Dhe realiteti është për njerëzi tme tru dhe me logjikë që e dinë se çfarë është sporti, jemi në një periudhë tranzicioni”- përfundoi tekniku i “Djajve të kuq”.

Related posts

Formacionet zyrtare: Milan – Chievo

Q.Autor

ZYRTARE/ E konfirmon presidenti i klubit europian, stadiumi do të marrë emrin e Maradonës

Delo.autor

Orët e fundit të merkatos, Arsenali tentoi të ‘rrëmbente’ super yllin e West Brom

Q.Autor

Leave a Comment