Futboll

Inter, Icardi mbi Dybala e Higuain! Më i paguari në Seria A, me klauzolë€ 180 mln

Ka qenë kryefjala e javëve të fundit, madje e muajve të fundit dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse mbi tavolinë qëndron rinovimi më i rëndësishëm I viteve të fundit për Inter. Ai i bomberit dhe kapitenit zikaltër, Mauro Icardi.

Klubi po punon prej kohësh, prapa kuintave, por ndërhyrjet e jashtme jo gjithmonë të përlqyera të të shoqes, njëherësh menaxheres së sulmuesit, Wanda Nara nuk kanë ndikuar për mirë në lidhje me marrëveshjen kontraktuale.

Rezultate imazhesh për icardi higuain dybala

Risija, nëse do ta quajmë kështu, është se menjëherë pas Pashkëve, do të tentohet më në fund që të mbyllet gjithçka.

Në planet e propozuara nga Sabatini dhe Ausilio, Icardi mund të shndërrohet në futbollistin më të paguar në të gjithë Seria A, duke kapërcyer falë bonuseve dhe të drejtave të imazhit, 7.5 milionë eurot që janë kuotat më të larta deri tani të vendosura nga Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain te Juventus.

Por objektivi i vërtetë i klubit është që të rrisë klauzolën e largimit, duke parë se 110 milionë euro, që është shifra aktuale nuk konsiderohen më të përshtatshme për vlerën e Icardit. Propozimi që do të bëhet është ai i një rishikimi të klauzolës deri në 180 milionë euro.

Related posts

Etiketimi i pafalshëm për shqiptarët, aziatikët e bëjnë bozë

Sadik.Autor

GAFAT, AUTOGOLA DHE EURO GOLA/ Kampionët e Europës fitojnë me përmbysje ndaj Lyon

Delo.autor

Kampioni i botës me ITALINË/ Nuk kam për të DREJTUAR KURRË në Serinë A

Isa.Autor

Leave a Comment