Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES ME PËRMBYSJE NDAJ BYLIS/ Trajneri Ndreu: Po mundohemi të gjejmë problemin, por…

Kastrioti pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat, teksa u mposht 2-1 nga Bylisi. Pas përfundimit të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri Ramazan Ndreu u shpreh se shkak për këtë është lodhja e lojtarëve për shkak të kalendarit të ngjeshur.

“Më vjen keq që e nisëm lojën ashtu. Po mundohemi të gjejmë problemin, por nuk e dimë ku. Ndoshta lojtarët mendojnë se është tenis dhe del 8-2. Kishim një nisje të përgjumur. Ndikon edhe lodhja. Dy lojtarët e qendrës kanë edhe moshën mbi supe. Megjithatë nuk kemi çfarë bëjmë. Luajtëm mirë pas dy golave, pro duhet të rregullojmë këtë pjesën që pësojmë shpejt. Në pjesën e  dytë ishim shumë afër barazimit.

Të gjitha ekipet janë të forta, erdhëm në Ballsh që vinin pas rezultateve negative dhe bënë maksimumin. Nuk e kemi kapacitetin të përballojmë 3 ndeshje në javë. Shpresoj që tani kemi kohë, mund të bëjmë më mirë.

Kemi pak lojtarë. Ramin në kuptimin e mirë të fjalës e futa me dhunë në lojë. Kishte qenë 3 javë jashtë fushave nga dëmtimi. Ne mendojmë për mirë, por edhe lojtarët duan kohën e tyre. Në përgjithësi krijuam stabilitet në mbrojte, por do thoja që kemi pak lojtarë dhe ndryshimi i pozicionit nuk është e mirë.

Në kampionatin e kaluar unë kam luajtur kështu. Ne kemi vetëm një lojtar që e përdorim në të gjitha krahët, siç është Husein. Po e vuajmë këtë moment. Nuk kam lojtarët, nëse do kisha do i përdorja.”, u shpreh Ndreu.

Related posts

Dy gola kundër Romës/ Salah e sheh veten më pranë Topit të Artë

Sadik.Autor

HUMBI NDJENJAT KUR PO NDIQTE MAKINËN E SALAH/ Ylli i Livepool i bën një surprizë djaloshit (FOTO)

Delo.autor

Hysaj i del në mbrojtje PANUCCIT: Bëri mirë që s’më aktivizoi… Balaj dhe Manaj? Na mungojnë…

Isa.Autor

Leave a Comment