Futboll

Holandë-Angli, “Tulipanët” s’humbasin prej 22 vitesh me anglezët

Anglia do t’i vazhdojë përgatitjet për Kupën e Botës me një miqësore prestigjioze kundër Holandës, që do të luhet në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit ditën e premte. “Tre Luanët” kanë barazuar me Gjermaninë dhe Brazilin nëntorin e kaluar dhe trajneri Southgate do të kërkojë disa përgjigje nga sulmi në këtë takim.

Harry Kane, i cili ka shënuar 24 gola në Premier League me Tottenham, nuk do të jetë në dispozicion për shkak dëmtimi. Për këtë arsye, pesha e sulmit do të bjerë mbi Jamie Vardy dhe Marcu Rashford. Pavarësisht mungesës së golave, Southgate duhet të jetë i kënaqur me paraqitjen që skuadra e tij ka bërë në mbrojtje, me anglezët që kanë pësuar vetëm një gol në gjashtë takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Holanda, nga ana tjetër, një tjetër emër i rëndësishëm që do t’i mungojë Kupës së Botës, po punon që të ndërtojë një ekip fitues për Euroo 2020 dhe një fitore kundër “Tre Luanëve” do të ishte një ogur i mirë për të ardhmen. Holandezët janë të pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Anglisë: 3 fitore dhe 4 barazime.

Të gjitha këto sfida kanë qenë miqësore. Të dy ekipet kanë shënuar në katër përballjet e fundit dhe fitorja e fundit e Anglisë kundër Holandës ka qenë në Euro 1996 (4-1)

Related posts

NJË DITË ME RONALDON/ Ja jeta mes LUKSIT dhe fiksimet e “ÇMENDURA” të portugezit (FOTO)

Isa.Autor

POLEMIKAT PËR PËRSHËNDETJEN USHTARAKE ME SHQIPËRINË DHE FRANCËN/ Erdogan sulmon UEFA-n: Është e drejta e lojtarëve për…

Delo.autor

Gazetarja shqiptare flet për takimin me Neymar: I kërkova foto, po ja ç’më bëri

Isa.Autor

Leave a Comment