Futboll

Dëmtohet sërish mesfushori i Arsenal…

Ashtu si ka raportuar “Sky Sports”, mesfushori i Arsenal dhe Anglisë, Jack Wilshere, është dëmtuar edhe një herë tjetër. Mëngjarashi është konsideruar prej kohësh si një nga talentet më të mëdha të futbollit britanik dhe sipas një sondazhi të bërë në kohët e fundit tifozët e “tre luanëve” donin ta shinin në Kupën e Botës.

Gjithsesi, një mal me dëmtime e kanë penguar të arrijë në nivelet më larta, ashtu si pritej dhe këtë herë do të mungojë në ndeshjen miqësore, nesër në mbrëmje, kundër Holandës.

Image result for wilshere

Wilshere arriti të ngjitet sërish në formën e tij më të mirë gjatë dy sezoneve të fundit kur në fillim u huazua te Bournemouth gjatë sezonit të kaluar dhe sivjet arriti të marrë vendin e formacionit te Arsenal.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe tifozët anglezë kryqëzojnë gishtat për rikthimin e lojtarit, teksa duket se Arsene Wenger ka humbur një armë të fortë për pjesën e dytë të sezonit.

Related posts

LIVE/ Barcelona po feston titullin e 25-të, të “La Ligas” me tifozët rrugëve të qytetit (VIDEO)

Sadik.Autor

“JASHTËTOKËSORI” DREJT KALIMIT TEK PSG? Reagon babai i Messit: Ja si është e vërteta

Delo.autor

SHERRI ME LEONARDON PAS NDESHJES/ Ja sa rrezokn arbitri i Juventus-Milan

Delo.autor

Leave a Comment