Mateo Kovacic po kthehet në një nga lojtarët më të përdoruar nga Zinedine Zidane në ndeshjet e fundit që ka luajtur Real Madrid. Futbollisti kroat po tregon një nivel më shumë se të mirë, teksa ka kaluar edhe problemet fizike që ka pasur gjatë këtij sezoni.
23-vjeçari duket se ka bindur trajnerin francez që mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën për të siguruar dhe vazhdimësinë në “Santiago Bernabeu”. Në fakt dëmtimet që ka pësuar mesfushori gjatë kësaj periudhe kanë ulur rendimentin dhe ritmin e mirë që ka pasur (iu desh të ndalej për rreth 2 muaj, ku humbi edhe 14 ndeshje), por me rikthimin në skuadër ka treguar që ka një nivel të lartë dhe se ka hedhur pas krahëve të gjitha shqetësimet fizike.

Rikuperimi i versionit më të mirë të Kovacic është pa dyshim një lajm shumë i mirë për skuadrën madrilene që në këtë fund sezoni luajnë objektivin e madh, të ngrejnë lart trofeun e Champions League. “Los Blancos” duan të rikshkruajnë historinë në këtë kompeticion, pasi synojnë ta fitojnë për të tretin vit radhazi, si asnjë skuadër tjetër më parë.
