Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Nuk mundi të luaj, Grezda: Më kanë kërkuar të tregoj formacionin

Vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes, Skoci-Shqipëri, ka folur sulmuesi që nuk mundi të luaj në këtë ndeshje, Eros Grezda. Futbollisti që ka firmosur me Rangers në intervistë për supersport u shpreh se trajnerët skocez i kishin kërkuar të tregonte se si do të luante Shqipëria kundër ekipit skocez. Grezda tregoi se ai nuk pranoi që të tregonte formacionin dhe lojtarët që mund të luanin.

“Po kam patur një problem fizik dhe nuk munda të jem në fushë, por shpresoj që të luaj për dy ndeshjet e ardhshme. Më kanë pyetur gjatë stërvitjes. Trajnerët më së shumti më kanë pyetur se si do luajmë dhe dhe kush lojtarë do të zbresë gjë, por unë kam thënë gjithmonë që nuk di asgjë. Jo nuk kam biseduar me të në fakt. Ata kanë një skuadër shumë të fortë, por ne duhet të fokusohemi te loja jonë.”- u shpreh Grezda.

Related posts

FUTBOLLISTI SHQIPTAR LUAN NË ZVICËR/ Benjamin Kololli kërkohet nga klubi i Serie A…

Delo.autor

PAS KRITIKAVE TË ASHPRA PËR SIMULIMET/ Neymar: Kur humb Brazili, pesha bie mbi…

Delo.autor

Zbulohet rroga që ofronte Chelsea, rinovimi i Hysajt shtyhet për në shtator

Sadik.Autor

Leave a Comment