Futboll

Një jetë si në përralla, nga shitës qumështi te kombëtarja angleze

Këtë periudhë ai e shfrytëzoi për të vazhduar studimet, deri në momentin kur skuadra e Charlton shfaqi interes për të. Por fati e solli që të huazohej tek disa ekipe në kategoritë e ulëta. “Kuptohet që kur nuk të japin besim që kur je 16 vjeç është diçka e rëndë, fillon e humb shpresën, por ia vlejti  për diçka pasi fillova studimet, kurse në kohën e lirë punoja si shitës qumështi, por kjo nuk më pengoi të luaja 150 ndeshje në nivelin amator” shprehet Pope kur tregon për fillimet e tij.

“Një tjetër periudhë e rëndë ka qënë tek ekipi i Aldershot, pasi mu desh të kaloja gjithë ato sprova, për të arritur këtu jam, dhe në shtator të 2017 kundër Crystal Palace u lëndua portieri Tom Heaton dhe ja… erdhi rasti im”. “Po shijoj momentin tim por tashmë ambiciet e mia nuk përfundojnë këtu, pasi dua të tregojë cilësitë e mia” shprehet Nick Pope. Nick Pope gjatë gjithë karierës së tij ka mbrojtur portën e skuadrave amatore, deri sa erdhi  momenti i artë tek Burnley, në Premier League dhe ku kulmi është aktivizimi me kombëtaren angleze.

Related posts

I IMPRESIONUAR NGA SULMUESI I RI I NAPOLIT/ Insigne: Më kujton Cavanin, është fantastik kur…

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Teqjas i shpëton topi nga duart, e pabesueshme çfarë humbet Belica (VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA MPOSHTET NË TRANSFERTË/ Katalanasit i “dhurojnë” mbijetesën Celta Vigos

Delo.autor

Leave a Comment