Futboll

Formacionet e super ndeshjes miqësore: Gjermani – Spanjë

Kampionët në fuqi të botës nuk kanë pësuar luhatje dhe vazhdojnë të kryesojnë renditjen e FIFA-s.
Dy skuadrat përfaqësuese që kanë fituar titujt e fundit Botërorë, Gjermania dhe Spanja do të vihen përballë në orën 20:45, në stadiumin “ESPRIT Arena” të Dyseldorfit, në një miqësore luksi tepër të veçantë, ku pritet të bëjnë edhe korrigjimet e fundit në prag të botërorit të ardhshëm, që do të startojë në Rusi, më datën 14 qershor.

Kampionët në fuqi të botës nuk kanë pësuar luhatje dhe vazhdojnë të kryesojnë renditjen e FIFA-s, të shkëputur ndjeshëm nga Brazili, që pozicionohet në vendin e dytë, gjithsesi drejtuesit e Deutscher-Fussball-Bund kanë menduar edhe për “pentakampeonët”, sepse të martën e ardhshme, pas Spanjës, “Die Mannschaft” do të masë forcat pikërisht me “verdhjeshilët” e Tites në “Olimpiastadion” të Berlinit.

Related posts

BETJA PËR TITULL ËSHTË E FORTË/ Superkompjuteri bën parashikimin, zbuloni ekipin fitues të Premier

Delo.autor

Të vegjlit e Tiranës triumfojnë në Grupin A

Sadik.Autor

Claudio Ranieri i ‘hap dyert’ kombëtares italiane

Delo.autor

Leave a Comment