Bundesliga Futboll

(VIDEO) Simulimi i vitit vjen nga Gjermania, trajneri i Leverkusenit shkakton kacafytje në fushë

Jemi mësuar të shohim simulime nga lojtarët për qëllime të ndryshme. Por, në Gjermani tash ky trend ka kaluar në një nivel tjetër.

Si asnjëherë tjetër në futbollin modern evropian, është trajneri i Leverkusenit ai që ka befasuar me një nga veprimet e tij.

Gjatë një momenti kur topi po dilte prej fushës, ai bëri një finte duke mashtruar lojtarin e MonchenGladbachut në ndeshejn e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.

Por, në veprim e sipër, ai shihet duke u rrëzuar pa e prekur askush, një veprim që e acarron lojtarin e Gladbachut.

Trajneri Heiko Herrlich me veprimin komik të tij nxiti reagime tejet të ashpra në fushë, ku lojtarët u kacafytrën derisa qytetarët tentuan të qetësonin situatën.

Madje edhe tifozët nuk e pritën mirë, të cilët hodhën një gotë birë në drejtim të teknikut të Leverkusenit.

Ishte pikërisht skuadra e Herrlich ajo që u kualifikua në rrethin tjetër të Kupës së Gjermanisë.

Related posts

E PAPRITUR/ Barcelona humb ​​Messin për tri ndeshjet e para të La Liga-s, ja arsyeja

Delo.autor

Rummenigge ngre ALARMIN/ Mund të ketë sërish LARGIME nga BAYERN

Isa.Autor

BARAZIMI NDAJ PARTIZANIT/ Flet trajneri Shkëmbi: Prisja më shumë nga skuadra, ja çfarë nuk shkoi…

Delo.autor

Leave a Comment