Të tjera

Surpriza, Mbretëresha e Anglisë në Maratonën e Londrës

Më 22 prill do të zhvillohet edicioni i 38-të i Maratonës së Londrës, një nga eventet më të bukura të sportit të atletikës, që këtë vit do të ketë një surprizë.

Organizatorët e këtij eventi kanë bërë me dije se në startin e maratonës do të jetë edhe Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta, që një ditë më herët (21 prill) do të festojë 92-vjetorin e lindjes.

Natyrisht që Mbretëresha nuk do të garojë, por asaj i është besuar detyra e dhënies së startit të kësaj gare nga Kështjella Winsdor, maratonë që do të përfundojë pikërisht para Pallatit Mbretëror.

Jemi të nderuar që Madhëria e saj do të jetë në startin e maratonës, duke pranuar ftesën tonë për t’i dhënë startin kësaj gare”, tha John Spurling, zëdhënësi i shtypit të këtij eventi, që sqaroi se Mbretëresha do të ngjitet në podium dhe do të shtypë butonin e nisjes së garës, në orën 10:00.

Kjo do të jetë hera e tretë në historinë e kësaj maratone që një person nga familja mbretërore bën këtë gjë. Në vitin 1988, startin e garës e dha Princesha Diana, ndërsa vitin e kaluar, ata që dhanë shartin e gartës ishin dy djemtë e saj, princat William dhe Harry.

Related posts

FORMULA 1/ Verstappen: Duhet fat për të dueluar dhe fituar 6-7 tituj kampionë bote

Delo.autor

E TRISHTË/ Tragjedi në garat me motorë, piloti ndërron jetë si pasojë e goditjes nga shokët e tij

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton fiton me tre rrota në Silversone, zhgënjen sërish Vettel

Delo.autor

Leave a Comment