Futboll

Norvegjia “tremb” Shqipërinë, mposht 4-1 Australinë pjesëmarrëse në Botëror

Norvegjia do të vijë në Shqipëri me një moral të lartë, pasi ka mposhtur në një tjetër ndeshje miqësore Australinë pjesëmarrëse në Botëror, me rezultatin 4-1.

 Kombëtarja nordike e pa veten shumë shpejt në disavantazh të një goli, kur “kangurët” shënuan në minutën e 19 me anë të Jackson Irvine, që aktivizohet me Hull Cityn në kategorinë e dytë angleze, Championship.

Norvegjezët do të reagonin brenda pjesës së parë për të barazuar rezultatin në 1-1, me autor goli Ola Kamara. Por, 28-vjeçari që luan me LA Galaxy në MLS-në amerikane nuk do të ndalej me kaq, pasi do të shënonte edhe dy herë të tjera në 45-minutëshin e dytë, pasi Norvegjia kishte kaluar më herët në avantazh 2-1.

Golin e dytë për vendasit e drejtuar nga suedezi Lars Lagerback e shënoi Reginiussen, e atë do ta pasonte dygolëshi i Kamarasë në minutat 57 dhe 92.

Related posts

HYSAJ NË HARRESË/ Chelsea vihet në lëvizje për yllin sulmues napolitan

Isa.Autor

TË PANDALSHËM/ Goli historik i RONALDOS i jep fitoren Juves në derbi (VIDEO)

Isa.Autor

TË DREJTA E BARABARTA DHE MILIONAT E SHUMTË/ Ja pse ekipet vendosën të bëhen pjesë e European Super League…

Delo.autor

Leave a Comment