Të tjera

Tjetër dështim për Djokovic, humbet që në start edhe në Majemi

Vazhdon të zhgënjejë tenisti serb Novak Djokovic, që sot në mbrëmje u mund 2-0 (6-3, 6-4) nga francezi Benoit Paire, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të turneut Masters të Majemit.

Kjo është humbja e dytë radhazi për sh-numrin 1 në botë që në ndeshjen e tij të parë, pasi edhe dy javë më parë u eliminua që në start në Masterin e Indian Wells.

Ndonëse pritej një reagim nga Djokovic, kjo gjë nuk ndodhi, pasi serbi zhvilloi një ndeshje të dobët, duke mos rivalizuar ndaj francezit Paire në të dyja setet.

Takimi zgjati 1 orë e 10 minuta, por për asnjë moment Djokovic nuk arriti të tregojë një nivel të kënaqshëm, duke qenë gjithnjë në hije me lojën e tij edhe pse përballë nuk ishte një rival i fortë (nr.47 në botë). Serbi bëri shumë gabime në fushë, çka tregon se ka ende nevojë për kohë për të qenë ai kampioni i dikurshëm.

Kështu, Novak Djokovic mbyll mjaft keq aventurën e tij në fushat me çement dhe tani do të nisë përgatitjet për fushat me dhè, me shpresën që të bëjë një paraqitje më të mirë.

Related posts

Lindsey Vonn bën “bis” në pistën e Garmisch, triumfi i dytë brenda 24 orësh

Q.Autor

“NUK MË TREMB ASKUSH”/ Flet Anthony Joshua: Ruiz boksier lokalesh, pasi ta mposht…

Delo.autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare basketbollisti…

Delo.autor

Leave a Comment