Futboll

Gjermani-Spanjë, fitojnë spektakli dhe publiku

Gjermania dhe Spanja u ndanë në barazim 1-1, në një miqësore luksi vërtetë spektakolare të zhvilluar në ‘Esprit Arena’, të Dusseldorfit.

Spanjollët e filluan furishëm takimin dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 6’ të takimit. Andres Iniesta ‘pikturoi’ një asist për sulmuesin e Valencias, Rodrigo, që përballë portierit gjerman Ter Stegen, goditi saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Spanjollët nuk e ulën ritmin dhe krijuan disa mundësi të tjera shënimi, ndërsa nuk munguan as kombinacionet spektakolare, që morën edhe duartrokitjet e publikut gjerman.

Skuadra e Low u zgjua vetëm pas 30-minutëshit të parë të lojës dhe pikërisht në të 35-ës, sulmuesi I Bayernit, Thomas Muller shënoi një gol mjaft të bukur, pas një goditjeje nga distanca.

Pjesa e dytë ishte vërtetë spektakolare, me të dy skuadrat që luajtën hapur dhe në kërkim të golit të fitores. Gjermania goditi shtyllën me anë të Mats Hummels, ndërsa Timo Werner dhe Gyndogan i shkuan shumë pranë golit. Nga ana tjetër, edhe Spanja nuk mbeti pas, duke krijuar mundësi mjaft të mira shënimi, fillimisht me David Silvën dhe më pas me Diego Costën e Jordi Albën.

Gjithsesi, pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, rezultati mbeti ai i 45-minutëshit të parë, 1-1, teksa ata që fituan ishin tifozët e shumtë, që shijuan një përballje spektakolare.

Related posts

KËRKON RINGRITJEN PAS BARAZIMIT ME ATALANTAN/ “Bomberi” Lukaku: Rruga është ende e gjatë, do të… (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Skuadra e Bundesligës shkarkon teknikun gjerman, rikthen pas 18 viteve ish-trajnerin…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Uruguai tregon “dhëmbët” përballë Rusisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment