Futboll

Sampaoli: Dybala dhe Icardi kanë shanse për Kupën e Botës

Dybala dhe Icardi duhet të djersitin shumë fanellat me Juventusin, respektivisht Interin, për ta bindur Sampaolin për të zënë një vend për Botërorin që do të mbahet verës në Rusi.

Paulo Dybala dhe Mauro Icardi u lanë në shtëpi për miqësoret e marsit nga trajneri, Jorge Sampaoli, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata edhe të mos ftohen për Kupën e Botës.

Sido që të jetë, për të siguruar një biletë, tani i pret punë e vështirë dyshen nga Serie A, që duhet të djersitin shumë fanellat për ta bindur Sampaolin.

“Icardi dhe Dybala janë të rëndësishëm dhe ende asgjë nuk është vendosur për skuadrën që do të shkojë në Rusi”, tha Sampaoli.

“Dua të shtoj se ata gjithmonë janë thirrur më parë para këtyre miqësoreve”. /Gazeta Express/

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË PAS 7 MUAJSH ME MILANIN/ Ja premitimi i Bakayokos që habiti të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRIA E PAPËRMBAJTSHME/ Kapiteni Hysaj çon peshë stadiumin

F.autor

HISTORIA E DHIMBSHME/ Luka Modric viziton shtëpinë në Kroaci të shkatërruar nga lufta me serbët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment