Futboll

Adriano rikthehet në Milano: “Spallettit dhe Icardit u kërkova Championsin”

Ish sulmuesi i Interit, Adriano rikthehet në ‘Suning Training Center’, ku vizitoi skuadrën zikaltër dhe takoi e bisedoi nga afër me trajnerin Spalletti dhe kapitenin Icardi.
Sulmuesi brazilian mori edhe një bluzë zikaltër me numrin 10 dhe me emrin e tij, ndërsa në fund foli edhe për mediat e pranishme.

“Ruaj kujtimet më të bukura për tifozët, njerëzit dhe popullin këtu. E kam thënë gjithmonë që kjo është shtëpia ime e dytë, ndaj jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam shumë i emocionuar edhe për pritjen që më bënë tifozët. Ata e dinë çfarë njeriu jam, ndaj i falënderoj për gjithë mbështetjen ndaj meje, që nuk do ta harroj gjithë jetën”, tha Adriano.

Më pas ish sulmuesi i Interit në periudhën 2004-2009 foli edhe për kapitenin zikaltër, Mauro Icardi, ndërsa tha se skuadra duhet të rikthehet patjetër në Champions këtë sezon.

“Ishte hera e parë që takohesha me Icardin dhe folëm nga pak për çdo gjë. Kur të vij herën tjetër, do të flasim më gjatë. Ai është një sulmues shumë i fortë, por edhe i përgjegjshëm. Ne sulmuesit kemi përgjegjësi për të shënuar dhe për t’i dhënë fitoren skuadrës, por Mauro ka dyfish përgjegjësi, pasi është edhe kapiten i Interit. Atij dhe Spallettit u kam kërkuar të bëjnë të pamundurën për ta rikthyer Interin në Champions”, u shpreh Adriano.

Related posts

Drejtuesit e Napolit takohen me agjentin e yllit të Barcelonës

Q.Autor

DERBI I MADONINËS/ Giroud: 7 pikë diferencë nuk janë rastësi, besojmë te titulli sepse…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Anglia mposhti me 11-metërsha zviceranët, ja notat e lojtarëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment