Futboll

Pas dy golave në takim, trajneri i Portugalisë lavdëron Ronaldon

Santos ka vetëm fjalë të mira për Ronaldon që në ndeshjen e 900 në karrierë, shënoi dy gola dhe ia siguroi fitoren Portugalisë kundër Egjiptit.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për golat e shënuar në fitoren dramatike në miqësore kundër Egjiptit, raporton Gazeta Express.

Portugalia ishte duke humbur 0-1 nga Egjipti deri në minutën e 92’ me golin e Mohamed Salah. Por, fillimisht 92’ dhe më pas në sekondat e fundit të ndeshjes 94’, Ronaldo u shfaq për t’ia siguruar fitoren kampionëve të Evropës.

Me këto dy gola, Ronaldo ka shkuar në 81 finalizime për Portugalinë në ndeshjen e 900 në karrierë dhe tani renditet i treti me më së shumti finalizime për shtete në histori (Ali Daei – 109 për Iranin) dhe Ferenc Puskas (84 për Hungarinë dhe Spanjën) janë para CR7.

Santos nuk është i befasuar për kontributin e dhënë nga ylli i Real Madridit në fund të ndeshjes, duke thënë: “Ky është Ronaldo. Ronaldo është vet goli. Ai është i lindur për këtë”.

“Luajtëm mirë në pjesën e dytë dhe patëm disa raste dhe kur keni Cristianon në skuadër, gjithçka mund të ndodhë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Related posts

Një fallxhore shqiptare parashikoi ngjitjen e Empolit, Veseli shtylla e mbrojtjes edhe në Serinë A

Sadik.Autor

LIVE/ Anglia dhe Belgjika përplasin “brirët” për kreun e Grupit G

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Ish-sulmuesi veteran i Superiores: Jam në bisedime me Teutën dhe disa klube në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment