Bundesliga Futboll

Gjermania e pret në Botëror, por Neuer druhet: Rrezikoj karrierën….

Pasi ke kaluar një tunel të gjatë, errësira mund të mbetet sërish diku aty brenda. Manuel Neuer duket se e ka kaluar periudhën e gjatë të vështirësisë. Për shkak frakturës së kockës metatarsale të këmbës së majtë ai nuk luan qysh prej 16 shtatorit (189 ditë më parë ) dhe që nga 20 mars 2017 ka zbritur në fushë vetëm shtatë herë. Në fakt, 369 ditë e fundit kanë qenë një makth i vërtetë për të. Edhe sepse Botërori po afron dhe shumëkush ka dyshime nëse ai mund të rikuperohet në kohë.

Dje, në përfundim të miqësores me Spanjën, trajneri Joachim Löw tentoi të arkivonte çështjen (“një portier nuk ka nevojë të bëjë shumë ndeshje për të ardhur në formë si një lojtar tjetër. Jam shumë optimist, besoj se do të jetë në Botëror”), por numri 1 i Bayern Munchen ka pranuar se ka frikë për të ardhmen.

I intervistuar nga kanali zyrtar i klubit bavarez, Neuer ka kërkuar të sqarojë kondicionin e tij fizik. Është e vërtetë që u duk se mund të rikuperohej në fillim të janarit, por është po aq e vërtetë se pas shumë shtyrjesh, data e rikthimit është shumë afër: “Nëse gjithçka shkon mirë besoj se për një javë mund të stërvitem normalisht në fushë – ka thënë ai –.

Të paktën do të shijoj stërvitjen në ambient të hapur. Do të ishte e rëndësishme, sepse kështu nuk do të kthehesha në Kombëtare pa luajtur asnjë ndeshje”.

Gjithsesi, Neuer ka edhe pak frikë. Në muajin shtator portieri gjerman është operuar në këmbën e majtë, ku i kanë futur një pllakë metalike (ka një tjetër prej 9 vjetësh në këmbën e djathtë po në të njëjtin vend) dhe kjo është një nga arsyet pse koha e gjatë e rikuperimit nuk ka qenë rastësore: “Tani është shumë e rëndësishme që këmbës të mos i ndodhë më asgjë, sepse përndryshe mund të rrezikoj karrierën time. Duhet treguar kujdes maksimal”. Neuer po del gradualisht nga tuneli, por tani duhet të rigjejë qetësinë për të larguar edhe errësirën që i ka mbetur ende në kokë./EDS/

Related posts

Gol shqiptar në Zvicër, pikë shprese për mbijetesën

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOL/ Mourinho premton: Manchester United kualifikohet në…

Isa.Autor

GJEORGJI-KOSOVË/ Trajneri Shaland zgjedh lojtarët më në formë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment