Të tjera

Turneu Mbarëkombëtar, “Abedin Lame” dominon Tirana

Tirana ishte skuadra më e mirë e aktivitetit, me bardheblutë që ishin fitues si në stilin klasik, ashtu edhe në stilin e lirë, ku mblodhën më tepër pikë se të gjitha ekipet e tjera. Në stilin klasik, bardheblutë triumfuan në 9 nga dhjetë peshat në të cilat u konkurrua, ndërsa Klodian Shehu u shpall sportisti më i mirë i aktivitetit në këtë stil.

Në mundje të lirë, Tirana fitoi në 3 pesha, ashtu si edhe ekipi i Lirisë së Shkupit, ndërsa sportisti më i mirë ishte Emiliano Çekrezi, një tjetër bardheblu. Konkurrimi për femra u dominua nga sportistet nga Kosova. Konkurrimi që nisi prej orëve të para të mëngjesit përfundoi vetëm pas mesditës, kur u shpërndanë edhe medaljet dhe trofetë për fituesit.

Related posts

Europiani i shtangës “transferohet” në Bukuresht, Shqipëria shkon me 7 sportistë

Q.Autor

U SHPALL KAMPION BOTE/ Boksieri Marku rikthehet në Shqipëri, shëtit me Ferrari rrugëve të Tiranës (VIDEO)

Delo.autor

FESTON 75-VJETORIN/ NBA shpall listën me basketbollistët më të mirë në histori

Delo.autor

Leave a Comment