Futboll Premier League

Manchester United bën gati 45 milionë euro për Douglas Costa

Douglas Costa ka bërë për vete Juventus-in dhe Massimiliano Allegri e ka të pamundur ta heqë nga formacioni titullar tani. Skuadra bardhezi, që e ka marrë nga Bayern Munich verën e kaluar me formulën e huazimit për 6 milionë euro dhe të drejtën e blerjes të fiksuar në 40 milionë euro, duket e bindur ta mbajë në Torino, por Marotta dhe Allegri do të duhet të përballen me disa klube që kanë kthyer sytë nga sulmuesi i krahut brazilian, mes të cilëve është edhe Manchester United.

Klubi britanik është vënë në kërkim të sulmuesve të krahut për sezonin e ardhshëm, me synimin për të përforcuar një repart që nuk po bind Jose Mourinho-n. Objektivi numër një, sipas “Mirror”, duket se është pikërisht ylli i Juventus. Sipas shtypit anglez, “Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë 45 milionë euro, por bardhezinjtë nuk kanë ndërmend ta shesin.

Kështu, sulmi i Manchester United duket se nuk do të ketë sukses, siç ka ndodhur verën e kaluar me Perisic të Inter-it, i cili u bind nga projekti i Spalletti-t dhe i rezistoi lajkave të anglezëve. Ndërkohë, numri 11 i bardhezinjve ka qenë një nga protagonistët e fitores bindëse të marrë nga Brazili kundër Rusisë. Ai ka luajtur 90 minuta të plota dhe ka treguar se është në një moment shumë të mirë forme.

Në përfundim të ndeshjes, ai ka bërë një krahasim mes Brazilit dhe Juventus-it: “Nuk mendoj vetëm për veten, por për të gjithë skuadrën. Dhe duhet të them se Brazili po luan me të vërtetë mirë. E dinim se duhej të kishim durim dhe kemi shfrytëzuar rastet e krijuara. Kjo është rruga e duhur, gjërat që bëj tek Juventus i shikoj edhe këtu te kombëtarja”.

Related posts

Meksika kualifikohet falë fitores së Koresë, tifozët “detyrojnë” ambasadorin të pijë tekila (VIDEO)

Isa.Autor

NGA “PICCIRIDDU” TEK LIDER TË VËRTETË 28-VJEÇ/ Dybala, simbol i ciklit të ri të Juventusit

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Gafa e tij i kushtoi finalen Bayern-it, Ulreich u kërkon falje tifozëve

Sadik.Autor

Leave a Comment