Futboll

Costacurta: Ai është i madh, më 20 maj do të zbulohet emri i trajnerit të Italisë

“Gigi Di Biagio është një trajner i madh. Serioz, i përgatitur. Shtë një burim i rëndësishëm i futbollit italian dhe e ardhmja e tij është e shkruar tashmë: ose do të jetë trajneri i Italisë, ose do të jetë pjesë e stafit teknik të kombëtares.

Emrin e trajnerit të Italisë do ta mësoni më 20 maj, kjo është data që kam fiksuar. Do të jetë Di Biagio ose një tjetër, me kusht që të jetë më i mirë se Di Biagio”.

Këto kanë qenë fjlët e Alessandro Costacurta-s, zëvendës president i Fedreatës Italiane të Futbollit, të cilit i është besuar detyra për të ndjekur nga afër ecurinë e Italisë dhe për të zgjedhur, jo i vetëm natyrisht, trajnerin e ri.

Nëse do të jetë i ri. Ish-mbrojtësi i Milan ka folur edhe për ndeshjen e humbur kundër Argjentinës: “Besoj se as Guardiola apo Mourinho nuk do të kishin bërë më mirë se Gigi. Ka pasur një moment ku kam menduar se do të fitonim, sepse skuadra kishte filluar të luante mirë. Deri në momentin e gabimit që ka sjellë golin e tyre të parë, mua më ka pëlqyer si kemi luajtur”, ka thënë Costacurta.

Related posts

BUNDESLIGA/ Censura e çuditshme, televizioni iranian zhduk arbitren e ndeshjes në Bundesliga

Sadik.Autor

Qëndrimi i Hysaj tek Napoli më mirë për Shqipërinë, ja arsyet

Sadik.Autor

“JAM SHUMË KRENAR”/ Granit Xhaka thyen heshtjen për shiritin e kapitenit

Delo.autor

Leave a Comment