Futboll

Trajneri i ri i Italisë konfirmohet në maj

Luigi Di Biagio mbetet kandidati kryesor për t’u emëruar trajneri i ri i Italisë në mënyrë permanente, sipas zv.komisionerit të Federatës Italiane të Futbollit Alessandro Costacurta, i cili thotë se vendimi do të merret në maj.

Trajneri i U-21 Di Biagio është emëruar provizorisht pas shkarkimit të Ventura-s pasi Azzurri nuk u kualifikua në Kupën e Botës për të parën herë që prej 1958.

Costacurta ka përmendur trajnerët e preferuar të federatës, si Conte, por edhe ata trajnerë që do të kishin dëshirë të uleshin në stolin e përfaqësuese si Montella.

“Do ta emërojmë trajnerin e ri më 20 maj,” shprehet ai në konferencën për shtyp të së shtunës.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
 “Nëse do të kemi mundësinë të marrim dikë më të mirë se Di Biagio, dhe nuk mendoj se ka shumë, atëherë do ta bëjmë.

“Mendoj se është më e rëndësishme për të ditur lojtarët që kemi, pasi nuk besoj se Mourinho ose Guardiola do të kishin bërë më mirë ndaj Argjentinës.

“Di Biagio është një trajner i cili është përmirësuar vit pas viti. Ka shumë mundësi që ai do të jetë trajneri i ri i skuadrës, ose do të jetë pjesë e stafit.

“Gigi është shumë i talentuar. E kam parë nga afër dhe mund të konfirmoj se federata ka të njëjtën pikëpamje me mua.”

Related posts

“KA QENË NJË PERIUDHË E VËSHTIRË”/ Mesfushori Ramsey: Tek Uellsi e dinë çfarë dua. Tek Juventus…

Delo.autor

KOMENTON MBI ECURINË E SERIE A/ Trajneri Reja: Interi favorit për titull, por kujdes nga…

Delo.autor

Zotërinjtë e fushave, ja skuadra që nuk urrehet kurrë

Q.Autor

Leave a Comment