Futboll

Migjen Basha titullar, Bari gjunjëzon 3-0 Brescian

Fitore e pastër 3-0 e Barit në “San Nicola” ndaj Brescias, në një sfidë ku për 63 minuta qëndroi në fushë për puljezët Migjen Basha, i cili nuk është grumbulluar nga Panucci për miqësoren me Norvegjinë.

Skuadra e Fabio Grossos e dominoi takimin në çdo aspekt, duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim suksesin, që erdhi pas tre barazimeve radhazi.

Në minutën e 8-të e zhllokoi takimin Improta, ndërsa në të 30-të Bari kaloi në epërsi të dyfishtë me Cisse.

Goli i tretë u shënua në pjesën e dytë nga Improta, që sigloi dygolësh në këtë sfidë. Me këtë fitore Bari ruan vendin e pestë me 50 pikë, vetëm katër pikë më pak se Frossinone e vendit të dytë, pozicion që të ngjit direkt në Serinë A, pa qenë nevojë të luash në play off.

Në takimit tjetër të kësaj të shtune Spezia barazoi 1-1 me Ascolin.

Related posts

PËRÇAHET REALI/ Lojtarët madrilen duan të “heqin qafe” këtë SUPER SULMUES

Isa.Autor

DRMAN NË ROMË/ Luis Suarez: U pendova që luajta kundër Leganes

Isa.Autor

IRONIA E FATIT/ Perla e Muzakës vjen tek krahu ku mungonte TRASHI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment