Futboll La Liga

Ramos i lutet Real-it: Tani është momenti i duhur për të marrë De Gea-n

Kapiteni i Real Madrid i ka kërkuar Florentino Perez-it që të marrë portierin e Manchester United, David De Gea, sipas “Don Balon”. Ramos dhe De Gea janë të grumbulluar bashkë në kombëtare dhe kanë luajtur në miqësoren e luksit të barazuar 1-1 me Gjermaninë të premten në mbrëmje.

Dhe mbrojtësi është i sigurt se numri 1 i Spanjës dëshiron të largohet nga United në fundin e sezonit. Portieri ka qenë shumë afër “Los Blancos” në 2015-ën, por operacioni ka dështuar në minutat e fundit për shkak të një mosfunksionimi të faksit dhe De Gea vendosi të rinovojë me “Djajtë”.

Por, sipas Ramos, portieri ka humbur durimin tek United dhe kërkon të transferohet te një klub që lufton për çdo trofe. United është në vendin e dytë në Premier League, por 16 pikë larg Manchester City-it dhe është eliminuar në 1/8-at e Champions League nga Sevilla.

De Gea ka qenë lojtari më i mirë i tre sezoneve të fundit i Manchester United, por nuk ka arritur të fitojë një titull në Premier që nga koha kur Alex Ferguson është larguar. Ramos synon të përfitojë nga kjo situatë dhe ta marrë te Real-i.

“Los Blancos” e kanë fituar Champions League tri herë në katër vitet e fundit, por duhet ta fitojnë edhe këtë vit për të shpëtuar sezonin. Aktualisht, skuadra e Zidane mban vendin e tretë në La Liga, shumë pikë larg barcelona-s.

Keylor Navas është nën presion, teksa klubi është në kërkim të një portieri të nivelit të lartë. De Gea dhe Cortouis janë dy emrat në listën e kampionëve në fuqi të Europës. Alternativat janë Alisson Becker, Gianluigi Donnarumma dhe Jan Oblak.

 

Related posts

NDESHJA NDAJ CHELSEAT NË “FA CUP”/ Guardiola rrëfehet: Nuk kam qenë kurrë kandidat për…

Delo.autor

ËNDRRA “MESSI”/ Rinovimet e Mbappe-Neymar dhe zgjedhja Pocchetino. Leonardo “hap thesin”

Delo.autor

“POSHTË KOMUNISTËT”/ Por banderola e “Fanaticsave” me Ainshtainin ishte edhe një… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment