Futboll

Wenger konfirmon qëndrimin e Wilshere, i beson shiritin e kapitenit

Arsene Wenger ka thënë se ia beson shiritin e kapitenit Jack Wilshereit, të cilit kontrata me klubin i skadon në verë.

Wilshere thuhet se nuk pranon ulje page për të qëndruar në Arsenal prandaj edhe bisedimet për vazhdimin e kontratës kanë ngecur, transmeton Express.

Ai është bërë kapiten disa herë këtë sezon dhe Wenger ka folur për të në beIN Sports.

“Ai është lider për shkak të qëndrimit dhe njohurive taktike në fushë”, ka thënë Wenger.

“Thjesht mendoj se kombinimi i historisë, fakti se ai është lojtar në këtë klub që një kohë të gjatë, fakti se ai ka përvojë dhe njohuri tani, më bën t’i besoj për ta bërë kapiten”, ka shtuar ai. /Express/

Related posts

NË SPANJË “KOPJOJNË” BALLIST MORINËN/ Po bëhet virale, shikoni çfarë ndodhi në ndeshjen Atletico Bilbao-Eibar (FOTO)

Delo.autor

Ende nuk ka debutuar, por ka blerë shtëpi luksoze 2.8 milionë euro (FOTO)

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ MILANI shumë pranë mesfushorit spanjoll të Man United

Isa.Autor

Leave a Comment