Futboll Premier League

Chelsea interesohet për Edin Dzekon

Chelsea nuk arriti të bind Edin Dzekon që të transferohet në afatin kalimtar të janarit, por lajmet e fundit bëjnë të ditur se të njëjtën gjë skuadra nga Londra do ta provojë sërish këtë verë.

‘Giallorosët’ ishin të hapur për të diskutuar ofertat e Chelseas për sulmuesin boshnjak, por shumat e ofruara nuk ishin bindëse për ata.

Siç raporton ‘El Gol Digital’, Chelsea po përgatit një tjetër ofertë për Edin Dzekon.

Vlera e Dzekos besohet të jetë e njëjta, pasi ish sulmuesi i Manchester Cityt po kalon formë të mirë edhe këtë sezon, duke shënuar 17 gola dhe duke asistuar pesë herë në 32 paraqitje.

Related posts

KALÇETO NË BURG/ Ronaldinhon e markon një deputet, trofeu është një… derr

Delo.autor

RAYO VALLECANO-BARCELONA/ Falcao driblon me klas Pique dhe ndëshkon “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

LAMTUMIRA NGA LIVERPOOL/ Fernando Torres: Shumë gënjeshtra, doja të fitoja

Delo.autor

Leave a Comment