Gossip

Bekim Balaj përkëdhel brunen misterioze, kapet mat në klub

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Bekim Balaj është përfolur për disa lidhje serioze me disa vajza të njohura të showbizit.

Kohët e fundit ai nuk është parë në shoqërinë e ndonjë vajze por me sa duket një brune misterioze i ka rrëmbyer vëmendjen.

Balaj është parë në shoqërinë e saj duke u përkëdhelur në klub dhe videon e ka postuar vetë vajza në profilin e saj në Instagram.

Ata janë parë bashkë në një klub të Tiranës kur si performues ishte Majk.

Futbollisti dhe brunia misterioze duken shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe ai i dhuron një puthje në kokë në momentin kur i afrohet.

Nuk është ende e konfirmuar nga ana e tij apo e saj nëse çifti po përjeton një lidhje dashurie, por diçka është e sigurt Balaj nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes nga shtypi rozë.

Related posts

Pas zhgënjimit në futboll, Terry shijon pushimet në Mykonos (FOTO)

Sadik.Autor

“U NISA NË ITALI ME 180 EURO NË XHEP…”/ Ish e dashura e Borielos nuk i mban dot lotët kur flet për të shkuarën

Delo.autor

MILANI, goditje të dyfishtë me Castillejon, e DASHURA e spanjollit është…

Isa.Autor

Leave a Comment