Futboll

Empoli ruan kryesimin, Palermo nuk gabon në shtëpi, Llullaku-Vajushi në stol

Empolit i mjaftoi një gol i sulmuesit Alfredo Donnarumma për të mposhtur 1-0 Pescarën dhe për ta thelluar në 5 pikë avantazhin ndaj Froninones ndjekëse në Serinë B. Skuadra nga krahina e Lazios ngeci në një barazim pa gola ndaj Ternanës së vendit të fundit dhe tashmë rrezikon të humbasë edhe vendin e 2-të që të siguron ngjitjen direkte në elitën e futbollit pasi Palermo që renditet e treta ka një pikë më pak por edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në Siçili, Palermo shkatërroi Carpin me rezultatin 4-0 falë 3-golëshit të Coronados dhe finalizimit të La Guminas. Pa Frederic Veselin që vazhdon të jetë i dëmtuar Empoli në transfertën ndaj Pescarës që humbi edhe një 11-metërsh në këtë ndeshje, regjistroi fitoren e 3-t radhazi.  Vijon forma e mirë e Virtus Entellas që triumfoi 1-0 në transfertën ndaj Cremoneses.

Asnjë minutë gjithsesi për Azdren Llullakun që e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli, ndërsa Aliji është i grumbulluar nga kombëtarja kuqezi për sfidën ndaj Norvegjisë. 90 minuta në stol edhe për Armando Vajushin në barazimin 0-0 që regjistroi Avellino përballë Pro Vercellit, ish skuadrës së sulmuesit shkodran.

Related posts

I shënoi gol Anglisë në minutën e fundit në Botëror, e kërkon ekipi i Premier League

Isa.Autor

NDRYSHON LËKURË/ Juventus i habit të gjithë, lojtarët do të veshin sezonin e ardhshëm fanella…

Delo.autor

Tirana nis projektin e Superiores, largim ”big” nga bardheblutë

Sadik.Autor

Leave a Comment