Futboll Seria A

Dy skuadrat e Premier League gati të paguajnë klauzolën për Ghoulam e Napolit

Dëmtimi që po e lë jashtë fushave të blerta prej muajit nëntor, nuk ka ndikuar aspak tek klubet e interesuara për mbrojtësin algjerian, Faouzi Ghoulam.

Gazeta franceze “France Football” konfirmon se Paris Saint Germain, Manchester United dhe Liverpool janë në garë për shërbimet e tij me skuadrën e Napolit që kërkon të paktën 35 milionë euro për ta lënë të lirë.

Premier League është destinacioni më i mundshëm, pasi Liverpool e admirojnë prej kohësh mbrojtësin dhe trajneri Jurgen Klopp ka nevojë për një profil më të besueshëm për krahun e majtë të mbrojtjes.

Manchester United ka fituar pikë gjatë ditëve të fundit, kjo edhe falë agjentit të lojtarit Jorge Mendes.

Dihet se Mendes ka një bashkëpunim të ngushtë me Jose Mourinhon dhe po përpiqet të marrë disa nga klientët e tij në “Old Trafford”.

Related posts

RRËFIMI TRONDITËS: Mafia siçiliane donte ta hiqte qafe Icardin, për shkak të Wanda Narës! E shpëtoi Maxi Lopez

F.autor

KONFRONTIM I ASHPËR NË DHOMAT E ZHVESHJES/ Veteranët e Juventus debat me ekipin dhe Ronaldon

Delo.autor

SHTETRRETHIM/ Organizimi për ndeshjen ndaj Izraelit, edhe gazetarët kërkohen 2 orë para

Isa.Autor

Leave a Comment