Futboll

Bolt nis stërvitjen tek Borussia/ Xhamajkani dua të luaj te ekipi i parë i Dortmund”

Pavarësisht se trajneri i Borussia Dortmund, Peter Stoger deklaroi se do të ketë nevojë për të punuar shumë, me qëllim që të luajë në nivele të larta, Usain Bolt nuk ka asnjë qëllim që të braktisë ëndrrën e tij.

Ish-atleti xhamajkan, njëherësh njeriu më i shpejtë në planet, pasi përfundoi testin dy-ditor me verdhezinjtë, foli për eksperiencën e tij të re, tashmë në futboll, i sigurtë për t’ja dalë me objektivin e tij.

Rezultate imazhesh për bolt stoger

“Shpresoj të mund të luajë me ekipin e parë të Borussia Dortmund. Nuk jam i mësuar të vrapoj për kaq gjatë, kam bërë gjithmonë vetëm sprint, por bëhet fjalë vetëm për tu mësuar dhe të punoj për të rigjetur formën optimale. Kam nevojë për një sfidë të re. Doja të isha vrapuesi më i mirë dhe të dominoja skenën, tani dua të bëhem futbollist. Më pëlqen të sfidohem dhe besoj se futbolli është zgjedhja e duhur. Moto ime është: ‘Gjithçka është e mundur’”, deklaroi Bolt.

Rezultate imazhesh për bolt stoger

Ndërkohë, pas provës, vetë trajneri i Borussia Dortmund, Peter Stoger, deklaroi: “Bolt? Është gjithçka çështje lëvizjesh dhe aplikimiesh, por e rëndësishmja është që u zbavit. Ëndrra e tij për të luajtur si profesionist? Mendoj se ka talent, por nëse dëshiron të luajë në një nivel të lartë, ka qartësisht shumë punë për të bërë. Fiziku i tij prej atleti, është tërësisht ndryshe nga ai i një futbollisti, por ishte zbavitëse për ne. Ishte një kënaqësi të takoja një djalosh si ai dhe të punoja me atë”.

Related posts

DRIDHET BARCELONA/ INTERI fiton ndeshjen e parë të LEGJENDAVE

Isa.Autor

SHTOHEN PROBLEMET PËR TRAJNERIN DAJA/ Mesfushori largohet nga Skënderbeu, ja emri

Delo.autor

RREZIKU I RAMOS PËR TË LUAJTUR NË EURO 2020/ Flet ish-trajneri i fitnesit të Real Madrid: Nuk është…

Delo.autor

Leave a Comment