Futboll Seria A

Dries Mertens ka një paralajmërim për rivalët e Juventusit

Ai është i grumbulluar me Belgjikën, por mendon vetëm për Napolin e tij. Dries Mertens nuk e largon vëmendjen nga objektivi titull, një ëndërr që së bashku me shokët e tjerë të ekipit te Napoli po e ndjek nga nisja e sezonit. Duket se momenti i së vërtetës do të jetë takimi kundër rivalëve të Juventusit në Torino.

“Për fat të mirë, Juvja barazoi me Spal, mendoj se përballja direkte e 22 prillit mund të jetë vendimtare. Do të jetë finalja jonë. Për këtë arsye dua që të jem në formën time më të mirë, në 9 ndeshjet e fundit të këtij kampionati. Të fitojmë titullin me Napolin do të ishte diçka fanatike.

Mertens vlerësoi edhe futbollin italian, falë të cilit ai arriti kombëtaren belge. “Në Itali jam përmirësuar gjithnjë, vit pas viti. Jam rritur dhe jam pjekur dhe ka përfituar edhe kombëtarja ime. Tani trajneri im Martinez pret që unë të sulmoj nga thellësia ose të shfrytëzoj kundërsulmin. Këtu ka shumë konkurrencë, or kjo veç mirë mund të më bëjë.

Çdo njëri prej nesh me Belgjikën dëshiron që të tregojë vlerat dhe kjo vë në pah të gjitha cilësitë tona.”, përfundoi sulmuesi i Belgjikës.

Related posts

DERBI NË MERKATON E VERËS/ Milan dhe Inter në garë për ish-lojtarin e Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Po shkëlqen tek Roma, ja si “Zikaltërit” shkëmbeu Zaniolon për Naingolanin

Delo.autor

HISTORIA E RRALLË/ Kampion bote dhe ikonë e Italisë, legjenda rrëfen si refuzoi REALIN

Isa.Autor

Leave a Comment