Futboll

Kombëtarja, Roshi: “Me Norvegjinë, përballje mes të barabartëve!”

Do të luajë të hënën në miqësoren ndaj Norvegjisë ndeshjen e tij të parë si kapiten i kombëtares së Shqipërisë, por Odise Roshi nuk ndihet aspak i surprizuar. Sipas futbollistit kuqezi, ajo ndaj Norvegjisë është një përballje mes të barabartëve. “Për mua është krenari të jem kapiten i ekipit kombëtar.

Nuk jam i surprizuar sepse është vënë një rregull, ai që ka më shumë ndeshje do të jetë kapiten. Për mua ka më shumë rëndësi ndeshja e nesërme dhe më bën të jem modest. Sa herë më është dhënë mundësia kam dhënë 110% në stërvitje dhe në ndeshje. Pse të mos e mbaj gjithmonë”, u shpreh Roshi, i cili të hënë do të mbajë shiritin e kapitenit te ekipi kombëtar kuqezi.

Imazh i ngjashëm

“Në ekip kemi shumë futbollistë me përvojë, por edhe elementë të rinj. Ka konkurrencë dhe kjo është për të mirën e grupit. Kemi zhvilluar stërvitje me intensitet të lartë dhe jemi fokusuar te detyrat e akorduara nga trajneri, të cilat duhet t’i zbatojmë 100%.

Për mua është më mirë loja e sulmit, por që të fitosh duhet të mbrosh. Jemi një grup shumë i mirë, Norvegjia është ekip simpatik, ka lojtarë agresivë që sulmojnë. Atmosfera te ne është shumë e mirë prandaj dhe duhet të japim gjithçka për të fituar. Kombëtarja është një impenjim ndryshe pasi luan për gjakun për kombin tend. Është përballje mes të barabartëve”, deklaroi ndër të tjera Odise Roshi.

Related posts

Real Madrid jashtë, tre italiane mes 10 të më të mirave

Q.Autor

FOTO/ Njihuni me futbollistin rus që feston me armë si kriminel

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Një kafene në zemër të Tiranës e mbushur me simbolet e Crvena Zvezdës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment