Bundesliga Futboll

Ja cilët janë tre opsionet për trajner të Bayern-it pas refuzimit të Tuchel

Duke iu referuar lajmeve të ndryshme në Gjermani, Thomas Tuchel refuzoi ofertën e pesë herë fituesve radhazi të Bundesliga 1 që të bëhej trajneri i tyre për sezonin e ardhshëm. Revista gjermane Kicker ka raportuar se ai mund të bëhet trajneri i klubit anglez të Premier League, Arsenal.

Bayern, i cili aktualisht ndodhet në krye të tabelës së Bundesliga-s, ndodhet nën drejtimin e Jupp Heynckes, i cili u rikthye në skuadër në tetor pas largimit të Carlo Ancelotti-t. Sidoqoftë, Heynckes, pranoi që të kthehej në postin e trajnerit vetëm për sezonin 2017-18. Me refuzimin e Tuchel dhe me largimin e pritshëm të Heynckes, ka ende trajnerë në futbollin gjerman që Bayern-i mund t’i punësojë për sezonin e ardhshëm.

Ralph Hasenhüttl, sfiduesi i Bayern-it

Bayern përherë është i gatshëm që të bëjë “plaçkitjen” e klubeve të cilat e konkurrojnë për titullin e Bundesliga-s, duke i marrë lojtarët, por edhe personelin. Ralph Hasenhuttl, 50-vjeç, aktualisht drejton Leipzig-un dhe zuri vendin e dytë në fund të sezonit 2016-17.

Trajneri austriak nuk ka qenë i aftë që të përsërisë rezultatet, Leipzig aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë pas 37 javësh kampionat.

Në anën e kundërt, ai ka qenë i suksesshëm sepse ka arritur që të çojë skuadrën e tij në çerekfinalet e Europa League. Hasenhüttl ka një kontratë të vlefshme me Leipzig deri në fund të qershorit të vitit 2019. Nëse Bayern paguan kompensimin, Leipzig mund të lejojë atë që të lëvizë drejt Munich.

Julian Nagelsmann, i favorizuari i Hoeness

30-vjeçari Julian Nagelsmann u shpall trajneri më i mirë pas udhëheqjes që i bëri Hoffenheim-it sezonin e kaluar duke e renditur në vendin e katërt në fund të sezonit. Mirëpo, këtë sezon çdo gjë ka ndryshuar, rezultatet mediokre e kanë vendosur në pikëpyetje pjesëmarrjen në Europa League të ekipit të tij.

Megjithatë, edhe pse kontrata e tij me Hoffenheim është e vlefshme deri në fund të sezonit 2018-19, ka rënë në syrin e presidentit Uli Hoeness.

Sport Bild raportoi në tetor se Tuchel ishte favorit për t’u bërë trajneri i skuadrës sepse pëlqehej nga drejtori Karl Heinz Rummenigge, ndërsa Hoeness donte që Bayern të emëronte si trajner Nagelsmann.

Niko Kovac, dikur pjesë e familjes

Një ish-futbollist i Bayern-it nuk ka qenë trajner i skuadrës që nga koha e Jurgen Klinsmann në sezonin 2008-09. Niko Kovaç, i cili ka luajtur për dy sezone me Bayern-in në vitet 2000, mund të jetë kandidati i radhës gjithashtu.

Kovaç, 46-vjeç, ka trajnuar Eintracht Frankfurt-in në futbollin gjerman. Shqiponjat e tij aktualisht janë në vendin e katërt dhe mund të kualifikohen në kompeticionet evropiane për herë të parë që prej vitit 2013. Kroati arriti që të çojë skuadrën e tij në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë këtë sezon, pasi humbi finalen e sezonit të kaluar kundër Borussia Dortmund-it.

Suksesi i tij në sezonin e fundit me Eintracht Frankfurt ka bërë që ai të zgjasë kontratën deri në fund të qershorit të 2019. Por, suksesi i tij me skuadrën ka bërë që drejtuesit e Bayern Munich ta rendisin si një nga figurat që mund të drejtojë skuadrën e tyre në të ardhmen.

Related posts

“AI ËSHTË NJË LOJTAR I SHKËLQYER”/ Shifrat prej bomberi, Guardiola zbulon lojtarin më inteligjent që ka pasur

Delo.autor

NGA SHARMI HISTORIK TEK FAKTORI RONALDO/ Ja pse të gjithë duan që të luajnë për Juventus (FOTO)

Delo.autor

NGA BROJA TE MUÇI/ Koha që Reja të gjejë një zgjidhje për sulmin kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment