Futboll

Urinoi pas porte, portieri italian ndëshkohet me …

Një episod tepër qesharak ndodhi në ndeshjen e Serisë D italiane mes Igeas dhe Mesinës. Portieri i ri i skuadrës mike, Armando Prisko, u ndëshkua me karton të kuq pasi urinoi pranë një tabele pas porte. Ky moment u vu re nga asistenti, i cili e raportoi ketë gjest te gjyqtari kryesor, i cili nuk u mendua dy here, por e pezulloi portierin e Mesinës me karton të kuq, shkruan “Gazzetta del Sud”.

Brisko u fut në lojë si zëvendësues duke zënë vendin e portierit Meo, i cili u largua nga fusha i dëmtuar. Pas largimit të dy portierëve, portën në minuat e mbetura e mbrojti, Bruno. Mbrojtësi tregoi vlerat duke e mbajtur të paprekur portën në minutat e mbetura. Takimi përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

 

Related posts

Tifozëve të Milanit u humbet durimi me yllin e ekipit

Sadik.Autor

BARCELONA NDALET NGA SOCIEDAD/ Griezmann dhe Suarez nuk mjaftojnë

Delo.autor

SHQIPËRIA-KOSOVA/ Një përballje speciale, që do të shërbejë për sfidat e Nations League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment