Futboll

“Messi, më i miri në botë – nuk mund ta ndalësh”

Koke thotë se Messi është i pakrahasueshëm dhe shpreson të mos jetë në ditën e tij më të mirë kur të takohen Argjentina me Spanjën.
Të martën luhet miqësorja e luksit mes Spanjës dhe Argjentinës në “Wanda Metropolitano” të Atletico Madridit.

Para kësaj ndeshje ka folur mesfushori spanjoll, Koke, që do të luajë në shtëpinë e tij, por me fanellën e Spanjës.

Ai është fokusuar më shumë te Lionel Messi, për të cilin shpreson të mos e ketë ditën, sepse askush nuk mund ta ndalë.

“Për mua, ai është më i miri në botë. Kur jeni në fushë kundër tij, ju mendoni ‘shpresoj të mos e ketë ditën, sepse nëse po, atëherë ekipi i tij gjithmonë fiton”, u shpreh Koke.

“Formula për ta ndalë? Është e vështirë, duhet të mbulosh shumë hapësira dhe të vraposh shumë dhe të lutesh të mos e ketë ditën e tij. Nganjëherë e dini për lëvizjen që do ta bëjë, e shikoni, bëheni gati për atë, por prapë se prapë nuk mund ta ndalni”, shtoi mes tjerash Koke

Related posts

DIKUR LUANTE PËR MILANIN/ I etiketuar si TALENT, sot bën DJ dhe ka lënë…

Isa.Autor

SULMON ASHPËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Ish-trajneri Moggi: Flet shumë dhe do vetëm një gjë…

Delo.autor

KËSHILLON YLLIN BRAZILIAN/ Marquinhos: Ja çfarë duhet të bëjë për të qëndruar në majë

Delo.autor

Leave a Comment