Futboll

Gattuso-Milan, rinovimi deri në vitin 2021 për dy mln euro në sezon

Milani ka bërë një hap përpara sa u përket rezultateve kohët e fundit, sigurisht rezultate të merituara dhe si pasojë e një pune të madhe. Jo vetëm nga futbollistët, por edhe nga udhëheqësi i tyre, trajneri i apasionuar dhe serioz Rino Gattuso.

Pikërisht ky i fundit po përgatitet tashmë për të rinovuar kontratën me Milanin, për ta zgjatur atë edhe për disa vite. Binomi Milan-Gattuso, dikur futbollist, sot trajner, pritet të zgjasë deri në vitin 2021.

Sa i përket pagës, nga 120 mijë euro që përfitonte një vit më parë kur drejtonte ekipin “Primavera” (të rinjtë) të Milanit, tashmë do të kalojë në dy milionë euro plus bonuset, për të vijuar drejtimin e një ekipi të rilindur kuqezi përgjatë 3 sezoneve të ardhshme.

Të mërkurën, ose më së shumti të enjten, firma do të hidhet e zeza mbi të bardhë.

Lajmi i mirë vjen në një javë delikate, për arsye të shumta por që s’kanë lidhje me futbollin e luajtur në fushë, siç është çështja e drejtimit të klubit.

Zhvillime priten nga aksionerët e deri te presidenca, por besimi ndaj Gattusos është i palëkundur, e këtë e ka fituar vetëm falë rezultateve në fushë, sigurisht nga ajo stërvitorja, e deri të tapetet e gjelbra të stadiumeve për sfidat zyrtare.

Pikërisht të shtunën, Milani do të luajë përballë Juventusit në “Allianz Stadium”, me një besim shumë herë më të lartë sesa në duelin e fazës së parë. Pas Juves nuk do të ketë shumë kohë për pushim, pasi vjen derbi i Madonninës, që mund të vlejë shumë në ecurinë drejt Championsit.

Related posts

PAQUETA MREKULLON TIFOZËT/ Biçikleta e tij bën xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ COVID-19 nuk e izolon dot, Ibra i sfidon të gjithë me stërvitjen (FOTO)

Delo.autor

Bayern Munich shfaq interes të madh për yllin sulmues të RB Leipzig, Emil Forsberg

Sadik.Autor

Leave a Comment