Futboll Seria A

Spalletti: Inter synon të arrijë vendin e katërt

Luciano Spalletti ka thënë se Interi beson se do të mundë ta arrijë vendin e katërt në Serie A, i cili dërgon në garën më prestigjioze evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Trajneri i “Zikaltërve” ka folur sot për Sky Sports Italia pas ceremonisë së zgjedhjes së trajnerit më të mirë në Serie A për vitin e kaluar, çmim i cili u fitua nga Max Allegri i Juventusit.

Spalletti ka insistuar se skuadra e tij duhet të dëshmojë se ka cilësinë e vazhdimësisë.

“Ende kemi kohë për ta dëshmuar se kemi cilësinë e vazhdimësisë”, ka thënë ai.

“Duhet të punojmë për ta ndërtuar të ardhmen. Besoj se mund ta arrijmë vendin e katërt”, shtoi ai.

Related posts

Shmanget tragjedia. Lojtari bie në tokë pa ndjenja, ish-ylli i Atletico Madridit i shpëton jetën

Q.Autor

Lojtari i Igli Tares do Barcelonën, por ka një problem

Sadik.Autor

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Hidhet shorti për 12 skuadra, ja 18 supersfidat (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment