Futboll

Dani Alves: Brazili dhe Gjermania të barabartë në “el clasicon e botës”

Dani Alves thotë se Brazili dhe Gjermania do të mbërrijnë në Berlin për ndeshjen e së martës si të barabartë.

Dy skuadrat do të përballen për të parën herë pas fitores 7-1 të Gjermanisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 2014.

Por katër vite më pas, dy skuadrat janë përsëri ndër favoritët për të fituar trofeun teksa do të ndeshjen paraprakisht në Olympiastadion të Berlinit në “clasico-n” e botës.

“Ka gjithmonë vështirësi kur luan një ekip të këtij niveli. Por siç kam thënë edhe më parë, nuk mund të ndryshosh të shkuarën por vetëm të tashmen.

“Kemi edhe kujtime të bukura ndaj Gjermanisë, por tani kanë ardhur sfida të tjera pas asaj që ndodhi. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat.”

Dani Alves do të jetë kapiteni i Brazilit për ndeshjen ndaj Gjermanisë, me trajnerin Tite që përkohësisht do t’ia dorëzojë të gjithë veteranëve.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje  e madhe. Ne kemi evoluar shumë që kur trajneri ka ardhur. Presim që të shfaqemi mirë. jemi përgatitur ditë për ditë për ndeshjen e nesërme. Do të jetë një test i madh ndaj një kundërshtari që do të ndeshemi në të ardhmen.”

Related posts

Fathy befason të tijët, Rusia kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

TËRMET TEK INTERI/ Mbrojtësi TREMB ZIKALTRIT, në JANAR kërkon LARGIMIN 

Isa.Autor

PSG ofron 50 milionë euro për Alex Sandro, Juventus: Shifër qesharake

Sadik.Autor

Leave a Comment