Futboll Seria A

Merkato aktive e Milanit në verë, këto priten të jenë afrimet dhe largime

Milani do të jetë një skuadër aktive në verë. Edhe pse për momentin ujërat në shtëpinë e kuqezinjve janë të trazuara për shkak të problemeve të pronarëve të tyre, kjo nuk do të pengojë drejtuesit të hartojnë planet e merkatos, qoftë për lojtarët në hyrje qoftë edhe për ato në dalje. Le të analizojmë disa prej tyre.

Blerjet e reja:

1- Jack Wilshere

Pengesa më e madhe për transferimin e lojtarit në “San Siro” nuk është konkurrenca me klubet e tjera, por vet ai. Mediat në Angli shkruajnë se Wilshere dëshiron të qëndrojë te Arsenali dhe për këtë gjë është i gatshëm të bëjë sakrifica edhe për pagën vjetore, duke e reduktuar atë.

Gjithashtu kuqezinjtë nuk i ndihmon dhe fakti se Arsene Wenger deklaroi se shpreson që Wilshire të bëhet kapiteni i Arsenalit në të ardhmen. Por gjithsesi edhe vet trajneri nuk e ka të sigurt qëndrimin në klub sezonin e ardhshëm. Dhe e ardhmja e lojtarit duket se varet edhe nga qëndrimi ose jo i teknikut francez te londinezët.

2- Julian Brandt

Lojtari i Kombëtares gjermane, i cili ka regjistruar 31 paraqitje për skuadrën e Bayer Leverkusen, do të ketë shumë kërkesa nëse “Aspirinat”nuk nisin bisedimet për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2019.

Edhe pse i kanë mbetur edhe 1 vit, raportohet se Brandt mund të largohet për një ofertë rreth 25-30 milionë Euro. Duke qenë vetëm 21-vjeç, klubi kuqezi e konsideron lojtarin një investim shumë të mirë për të ardhmen.

3-Carlos Bacca

Bacca po shijon qëndrimin e tij te Villarreal, i cili është i huazuar nga Milani deri në fund të këtij sezoni. Nëse dëshiron të blejë kartonin e tij klubi spanjoll duhet të paguajë edhe 18 mln euro të tjera për kolumbianin.

Milanit duhet të pranojë ose një ofertë më të vogël nga Villarreal, ose ta marrë sërish në skuadër. Nëse Kalinic shitet në verë, atëherë, Bacca do të integrohej lehtësisht në skuadër.

Merkato në largime:

1-Andre Silva

U ble me shumë pritshmëri nga Milani, por deri tani paraqitjet e Andre Silva kanë qenë larg pritshmërive, me portugezin që ka realizuar vetëm 2 gola në Seria A. Për të interesohen një sërë klube sidomos nga Anglia, me në krye Wolverhampton.

Wolves gjithsesi është një skuadër që nuk duhet të nënvlerësohet, pasi ata më parë kanë firmosur edhe me Reuben Neves, dhe nuk është çmenduri të mendosh që Silva mund t’i bashkohet gjatë merkatos së verës.

2- Nikola Kalinic

Gennaro Gattuso duket se e ka përjashtuar nga planet e së ardhmes 31-vjeçarin. Trajneri as nuk e ka grumbulluar në ndeshjet e fundit duke e justifikuar me arsye teknike, që zakonisht nënkupton prej disiplinës ose refuzimit, Nuk do të ishte çudi, teksa kroati duhet të bindë fansat, mediat dhe trajnerin për vlerat e tij dhe qëndrimin te klubi kuqezi.

Kalinic iu bashkua Milanit në formë huazimi me të drejtë blerjeje të kartonit për 25 milionë euro nga Fiorentina.

Related posts

SFIDA ANGLI-SHQIPËRI/ Zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi. UEFA dërgon njeriun e polemikave në Serinë A

Delo.autor

TENSION PAS DËSHTIMIT NË KUPËN E MBRETIT/ Ja debatet e lojtarëve kryesorë të Barcelonës në autobus

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Statistikat e derbit, ja çfarë duhet të dini për kryendeshjen e javës…

Delo.autor

Leave a Comment