Champions League Futboll

UEFA ndryshon Champions-in, më shumë lojtarë dhe më shumë zëvendësime

UEFA ka lajmëruar ndryshimet që do të pësoje Champions League dhe Europa League. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, skuadrat do të kenë mundësi të bëjnë një zëvendësim të katërt në kohën shtesë.

Kjo do të thotë se ky rregull do të mund të shfrytëzohet vetëm pas fazës me grupe. Gjithashtu, ekipet do të kenë mundësinë të kenë 12 lojtarë në stol në finale.

Sistemi i ri kualifikues është konfirmuar tashmë, me katër ekipet e para të kampionateve kryesore të Europës që do të kalojnë direkt në fazën me grupe.

Sot janë lajmëruar ndryshimet e tjera për sezonin e ardhshëm, me një zëvendësim ekstra që do të mund të bëhet në ndeshjet që kalojnë në shtesë. Për finalen e Champions League, Europa League dhe Superkupën e Europës, skuadrat do të lejohen të grumbullojnë 23 lojtarë.

Kjo do të thotë se trajnerët do të kenë 12 lojtarë në stol nga të cilët mund të zgjedhin, gjë që ndodh aktualisht në Serinë A. do të ndryshojnë edhe oraret e ndeshjeve, që do të luhen në orën 21:00 dhe jo më 20:45. Megjithatë, në çdo javë të fazës me grupe dy nga ndeshjet e të martës dhe të së mërkurës do të luhen në orën 18:55, ndërsa të gjitha ndeshjet e javës së fundit të fazës me grupe do të luhen në të njëjtën orë.

Related posts

CHAMPIONS/ Interit i vijnë kujtimet e “tripletës” në Camp Nou, Hysaj në misionin e pamundur përballë “vrasësve” francez

Isa.Autor

Derbi anglez mes Liverpool dhe Man City në Champions, formacionet e mundshme

Sadik.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË MBI MANCINI-N/ Presidenti i Federatës Italiane: Ju nuk e dini, por gjatë pandemisë…

Delo.autor

Leave a Comment