Futboll Seria A Sport

POHON DËSHIRAT E YLLIT ARGJENTINAS/ De Laurentis pranon hapur: Icardi nuk do Napolin, do të shkojë te…

Napoli këtë verë ka vendosur të jetë aktive në merkato, por dy “pistat” që klubi po vëzhgon janë shumë të vështira.

Hames Rodrigez është lojtari që po e mundon shumë Napolin, pasi Reali kërkon më shumë para sesa klubi italian ofron. Nga ana tjetër dhe Mauro Ikardi bën pjesë te shijet e De Laurentis, por vetë lojtari do Juventusin dhe jo Napolin.

Është vet presidenti i klubit “partenopei”, ai që ka folur për mediat e vendit të vet dhe ka pohuar dëshirat e Ikardit.

“Ikardi gjithmonë do të dëshirojë të shkojë te Juventusi, por unë gjithashtu dua më shumë Insinjen, sepse ai është lojtari që na duhet. Ndërsa në sulm kemi Mertens dhe Milik. Ikardi është shumë i fortë, por kaq shumë kemi folur për të, sa tani ai duket më shumë 26-vjeç. Nuk ka rëndësi roli që ai ka në fushë, por potenciali i tij është i padiskutueshëm”, kanë qenë fjalët e De Laurentis.

Related posts

TRAGJIKE NË ITALI/ Festoi me miqtë e tij, vdes në aksident kampioni i ri… (FOTO)

Delo.autor

COVID-19/ I bëhet testi për koronavirus, Vojvoda nuk e duron dot tamponin (VIDEO)

Delo.autor

LARTËSON MBAPPE DHE “PËRKËDHEL” GRIEZMANN/ Trajneri Deschamps: Më vjen keq ndonjëherë sepse…

Delo.autor

Leave a Comment