Futboll La Liga

Barcelona e blinduar / Umtiti, titullari me klauzolën më të ulët

Barcelona ka përditësuar klauzolat e përfundimit të kontratave të shumicës së lojtarëve të saj, sidomos të lojtarëve që zakonisht përbëjnë formacionin startues të Valverde. Kjo ka ndodhur deri në pikën që Umtiti mund të konsiderohet si pika më e dobët e blinduar e Blaugrana-ve.

Sergi Roberto dhe Pique janë ata që i kanë riparë kontratat e tyre, të shqyrtuara kohët e fundit, duke ngritur klauzolat përkatëse. Kontratat e tyre skadojnë në vitin 2022, ndërsa klauzola e ndërprerjes është e njëjtë, 500 milionë euro. Pa dyshim, ajo që ndodhi verën e kaluar me Neymarin e ripozicionoi Barçën, e cila duhej të siguronte vazhdimësinë e lojtarëve të vet.

Real Madridi e kishte filluar tashmë këtë politikë më përpara, duke negociuar me lojtarët e saj multimilionë dollarë klazuola “blindimi”. Bale, Benzema dhe Cristiano Ronaldo kanë klauzola prej 1 miliard dollarësh; Isco – 700 milionë, Modric, Kroos dhe Ceballos, nga 500 milionë euro… Bazuar në faktin se vullneti zakonisht vendoset nga lojtari, Barça nuk ka vënë, ose nuk ka qenë në gjendje të vendosë klauzola të tilla kaq të larta ekonomike, megjithëse ka përditësuar shifrat në shuma që mund të konsiderohen si një garanci e caktuar, në shumica e rasteve.

Kontrata e Messit është ajo që ka forcën e blindimit më të fuqishme: 700 milionë euro. Edhe transferimet më të fundit të yjeve janë, gjithashtu, të mbrojtura mirë. Coutinho (2023) dhe Dembélé (2022) kanë nënshkruar klauzola prej 400 milionë eurosh.

Pavarësisht se janë shuma bindëse, shifrat që trajtohen në kontratat e pjesës tjetër të titullarëve katalanas janë më të ulëta. Sergio Busquets dhe Luis Suárez kanë klauzola prej 200 milionë eurosh, Jordi Alba prej 150 dhe Rakitiç prej 125 milionë eurosh.

Një rast tjetër është ai i Iniestës. Kapiteni dhe klubi arritën një marrëveshje, pas rinovimit të fundit, që kontrata e tyre rinovohet çdo vit, nëse lojtari nuk komunikon ndryshe përpara 30 prillit. Pavarësisht nga çdo gjë, e vetmja klauzolë, që është e pajustifikueshme mes anëtarëve të formacionit startues të Barcelonës është ajo e Umtiti (60 milionë euro).

Për shkak të projeksionit të tij dhe rinisë, është e qartë se Barça është e ekspozuar ndaj faktit se një klub i Premier League mund ta çlirojë nënshkrimin e tij. Manchester United duket se është më i vendosur, por mjafton të kujtojmë se Manchester City ka paguar 65 milionë për Laporte, ndërsa Liverpool dha 79 milionë euro për Van Dijk.

Related posts

Interi “bën pazar” te Barcelona/ Ja futbollisti që mund ta marrë hua

Sadik.Autor

MILITO I RI/ Inter në avantazh, Martinez shënon super gol (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ ‘Ylli’ i Interit shënon autogolin e vitit. E pabesueshme çfarë bën…!

Q.Autor

Leave a Comment