Futboll

Zbulohet kundërshtari i qershorit, Shqipëri-Ukrainë në tokën helvete

Në konferencën e sotme për shtyp, një ditë pas miqësores së humbur 1-0 ndaj Norvegjisë, trajneri Christian Panucci ka bërë jo vetëm analizën e situatës në kampin kuqezi, por ka folur edhe për vazhdimësinë.

Natyrisht, ai ka pasur parasysh dy miqësoret e qershorit, që kombëtarja shqiptare i ka planifikuar t’i zhvillojë në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve, kompeticion që nis në shtator dhe ne gjendemi në një grp me Skocinë dhe Izraelin.

Trajneri kuqezi tha se njëra miqësore është konfirmuar, por emrin e kundërshtarit do ta bëjë të ditur zyra për shtyp e FSHF-së. Dhe në fakt “sekreti” është zbuluar, teksa bëhet fjalë për Ukrainën. Pra, njëri test i qershorit do të jetë kundër kombëtares së drejtuar nga Andriy Shevecenkos, e cila ishte në një grup eliminator me Kosovën, në grupin I të fushatës kualifikuese të “Botërorit 2018”, por u rendit në vendin e tretë dhe nuk u kualifikua për në turneun e Rusisë.

Momentalisht, ukrainasit mbajnë vendin e 35-të në klasifikimin mujor të FIFA-s, jo pak më lart se ne. Përballja e fundit mes dy kombëtareve daton si miqësore, më 3 qershor vitit 2016, kur Shqipëria, e drejtuar nga De Biazi përgatitej për finalet e “Euro 2016”. Në atë ndeshje të luajtur në Bergamo kemi humbur me rezultatin 3-1.

Sa i takon bilancit të përgjithshëm të kuqezinjve me Uklrainën, ne kemi marrë vetëm një barazim, ndërsa 4 herë të tjera jemi mundur. Mbetet të mësohet edhe kundërshtari tjetër në miqësoret e qershorit, në periudhën 8-ditore, aq sa kombëtarja shqiptare do të grumbullohet dhe do të zhvillojë një zbor stërvitor në Zvicër.

Related posts

Joao Cancelo ‘dështon’ tek Interi, gati rikthimi tek Valencia

Q.Autor

LA FUTBOLLIN PËR TË XHIRUAR P*RNO/ Modelja britanike çmend fansat me postimet e fundit (FOTOT)

F.autor

UNITED “DËFREHET”/ Rashford dhe afrimi i verës i japin suksesin “Djajve të kuq” ndaj Arsenalit

F.autor

Leave a Comment