Futboll Seria A

Javë vendimtare për të ardhmen e Gattusos te Milani

Javë vendimtare për të ardhmen e trajnerit të Milanit, Gennaro Gattusso.  Brënda tre ditëve pritet që nurmi një i stolit të djallit të thërritet nga ana e drejtuesve të klubit për të firmosur kontratën e tij të re.Pritet që marrëveshja të firmoset përpara ndeshjes ndaj Juventusit.

Në krye të listës së prioriteve për drejtuesit e Milanit është pikërisht kontrata e re për Gattuson dhe ky fakt është konfirmuar disa herë, e fundit ishte pikërisht pas takimit Arsenal-Milan, ku pavarësisht humbjes dhe eleminimit nga Europa League, Mirabelli dha garanci se tekniku 40-vjecar do të vazhdojë të drejtojtë stolin, duke shtuar se shumë shpejt do të ketë edhe një takim mes palëve për të zgjidhur detajet e fundit.

Një seri rezultatesh pozitive të arritura kohët e fundit, kanë rritur ndjeshëm peshën e Gattusos dhe dyshime përsa i përket stolit nuk ka, por pëtej deklaratave të Mirabellit firma po vonon dhe këtu dikush të nxitojë, sepse ashtu siç raportojnë mediat italiane, dy klube të rëndësishme kanë shfaqur interes për teknikun e kuqezinjve. Emrat nuk dihen, por kontakte besohet se ka patur. Vend për panik nuk ka, sepse në radhët e djallit të gjithë janë të bindur deri në fund të muajit mars, tekniku 40-vjecar do të firmosë kontratën e tij të re.

Related posts

PAS ELEMINIMIT NGA AJAXI/ Flet zëvendësuesi i Ramos: Nuk jemi mësuar me këtë situatë, ky është…

Delo.autor

PAMJET/ Ka pishinë dhe pamje përrallore, shikoni vilën e re luksoze të Nejmar

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ TURQISË/ Drejtori i Vllaznisë: Panucci do të luaj për barazim, por…

Delo.autor

Leave a Comment