Futboll Seria A

Sabatini ofron dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të Inter

Raportohet se drejtori teknik i Inter Walter Sabatini ka ofruar dorëheqjen, e cila është refuzuar nga Inter.

Specialisti veteran i transferimeve është emëruar nga Suning Group për të koordinuar Inter dhe Jiangsu Suning.

Ish-drejtori sportiv i Inter ndihet i tradhtuar nga Suning, pasi nuk arriti të mbyllte asnjë marrëveshje të Ramires, Pastore dhe Alex Teixeira në janar.

Image result for Sabatini  Inter

Pronarët kinezë nuk duan të rrezikojnë të shkelin rregullat e Fair Play Financiar, kështu që Inter duhet të shesë pastaj të blejë.

Shto këtu edhe qeverinë Kineze që ka kufizuar goxha investimet jashtë shtetit.

Deri tani pronarët nuk kanë pranuar dorëheqjen e Sabatinit, me një takim që pritet të vijë në ditët e ardhshme për të sqaruar situatën.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Afron marrëveshja e Juventus me yllin Dybala, ja data dhe shifrat…

Delo.autor

FORMACION “I FRIKSHËM”/ Pep ka luksin të zgjedh. Haaland: Të mbyllim një sezon perfekt

F.autor

EVERTON-MANCHESTER CITY/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon Laporte

Delo.autor

Leave a Comment