Futboll Seria A

Miliarderi amerikan interesohet për blerjen e Milan…

Në “luftën e ftohtë” kuqezi është një kinez (Yonghong Li), rusët (Alisher Usmanov) dhe nuk mund të mungonte amerikani. Kjo ka të bëj me emrin e ri që ka dalë në skenë për të marrë pronësinë e klubit në rrugën “Aldo Rossi”. Lajmin e ka zbuluar “Corriere dello Sport”, sipas të cilës, pikërisht Stephen M. Ross, pronari i Miami Doplhins, ka bërë një sondazh me “Elliott” për të vlerësuar mundësinë e blerjes së AC Milan…

Image result for Stephen M. Ross

Por cili është Stephen M. Ross? 68 vjeç një afarist me pasuri totale rreth 7.4 miliardë dollarë, që i ka fituar të gjitha këto para në saj të një agjencie imobilare, “Related Companies”, e themeluar në vitin 1972. Pasioni i tij për sportin është historik, ndërsa në botën e futbollit ka hyrë vetëm në kohët e fundit, por në mënyrë të rëndësishme dhe krijoi në vitin 2013 International Champions Cup (e njohur si ICC), turneu i madh botëror që zhvillohet në SHBA dhe Kinë mes klubeve më në zë europiane. Sa për të dhënë një përmasë të interesimit të tij për futbollin, ai ka investuar 100 milionë dollarë për këtë veprimtari.

Image result for casa milan

Ideja, ose e thënë ndryshe ëndrra e tij, është të krijojë një Superligë me 24 skuadra nga të pestë kontinentet. Një hap i rëndësishëm drejt globalizimit të futbollit, që ndoshta do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin ka të ngjarë të kënaqet duke u futur në botën e futbollit europian me blerjen e Milan. Por duhet të jemi të qartë: ky është vetëm një mendim. Nuk ka qenë i pari që e ka pasur këtë ide, teksa në ditët e fundit janë përmendur edhe emrat e Usmanov dhe Saeed Al-Falasi, dhe nuk do të jetë i fundit. Gjithmonë, nëse saktësohet lajmi se Milan është në shitje…

Image result for li milan

Siç e thamë, Ross është specialist në industrinë imobilare dhe kjo përkthehet në terma sportiv: stadium i ri. Për më tepër, ai ka qenë rikonstruktuesi i “Hard Rock Stadium”, shtëpia e Dolphins. Pra, një amerikan, një rus dhe një kinez, i cili prej disa kohësh nuk ka lënë gjurmë. Ose më saktë kanë humbur gjurmët e parave të tij. Duhet të paguajë 10 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e klubit deri në qershor, por ende nuk e ka bërë diçka të tillë. Nëse bëhet fjalë për një vonesë, ose për një hap prapa do të mësojmë shumë shpejt…

Related posts

NGA FUTBOLLISTËT TEK PRESIDENTËT E KLUBEVE/ Ja kur sportistët kanë pasur nevojën e truprojave

Delo.autor

Zenga: Udinese nuk rrezikon mbijetesën

Sadik.Autor

PËRGATITJET PËR SFIDËN NDAJ KUKËSIT/ Trajneri serb i Slavias së Sofias dhuron spektakël në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment