Futboll Seria A

Florenzi: Juve-Roma nuk vendos titullin, do t’u hiqja Dybalan

Juventus-Roma është supersfida e javës së 18-të në Serinë A. 3 pikë i ndajnë dy skuadrat në renditje por verdhekuqtë e Di Francescos kanë një ndeshje më shumë për të luajtur dhe në këtë sezon kryeqytetasit kanë shanse reale për të zbritur Juventusin nga froni.

Alessandro Florenzi e di rëndësinë që ka sfida që do të luhet këtë të shtunë në Allianz Stadium, por për Florenzin fatet e sezonit nuk do të vendosen në këtë ndeshje.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme por nuk mendoj se në këtë sfidë do vendoset se cila skuadër do të fitojë kampionatin.

Jemi stërvitur mirë dhe jam i sigurtë që do të shënojmë. Juves do t’i hiqja Dybalën, ai është një kampion. Nuk është e lehtë të luash në Torino ndaj Juventusit por duam të ndryshojmë traditën dhe të marrim pikë”, deklaroi mesfushori i Romës, Florenzi.

Related posts

ZYRTARE/ Nuk ka më dilema, mesfushori Hyka firmos me klubin e ri (FOTO)

Delo.autor

Arsenali e kërkon me çdo kush Aubameyangin, përfshinë dhe sulmuesin Francez në marrëveshje

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Një kafene në zemër të Tiranës e mbushur me simbolet e Crvena Zvezdës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment