Futboll

Balotelli: Do të kthehesha falas te ish-skuadra ime

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka thënë se ende e dashuron skuadrën angleze dhe se do t’i ribashkohej asaj falas, po t’i vinte rasti ndonjëherë.

Balotelli gëzoi një periudhë plot ngjarje në “Etihad” nga viti 2010 deri më 2013, duke shënuar 30 gola në 80 paraqitje për skuadrën në të gjitha garat.

Megjithatë, Super Mario ishte pjesë e ballinave të mediave britanike me atë që bëri jashtë fushës së lojës, kur ndezi fishekzjarrët në banjë të shtëpisë në vitin 2011, si dhe kur u përlesh me trajnerin e tij në atë kohë, Roberto Mancinin, në stërvitje.

Por, Balotelli tani thotë se i ka pëlqyer koha që ka kaluar në City dhe se do të rikthehej në të ardhmen.

“E dashuroj Manchester Cityn. I dua adhuruesit e Manchester Cityt. E dua klubin”, ka thënë Balotelli për Sky Sport.

“Do të rikthehesha në City falas”, ka shtuar ai.

Related posts

FLET ISH-KAPITENI I BARCELONËS/ Puyol befason: Ai është një lojtar shumë i dashur, por donte…

Delo.autor

DE BIAZI “në rolin” e trajnerit/ CALDARA e ardhmja e Italisë, MILANI goditi me HIGUAININ

Isa.Autor

“DREJT GJERMANISË…”/ UEFA publikon momentet kryesore të rrugëtimit drejt europianit të kombëtares shqiptare

F.autor

Leave a Comment